Agresori është Arben Xhakrosa, 48 vjeç, viktima Theofilia Cramaro, 47
Romë, 20 shtator 2014 – Dhuna në familje, brenda mureve të shtëpisë, i merr jetën një tjetër gruaje.
Viktima është Theofilia Cramaro, rumune 47 vjeç, që është goditur me thikë në bark e në gjoks nga i shoqi. Gruaja është çuar urgjentisht në spitalin Maria Vittoria të Torinos. Ka mbërritur në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pas disa orëve për një hemorragji të brendshme.
Agresori i saj, i shoqi, quhet Arben Xhakrosa e është 48 vjeç. Nga sa ka thënë në polici kur u vetëdorëzua pas krimit, e ka qëlluar të shoqen në inat e sipër, gjatë një grindjeje për motive të dobëta.