in

Tragetet anulojnë udhëtimet pa asnjë lajmërim

Vlorë, 6 Mars 2011 – Shumë nga ata që verën e shkuar zgjedhën të shkonin në Shqipëri me traget, kanë përjetuar një udhëtim të lodhshëm e tejet të gjatë. Vonesat disaorëshe, kabinat e papastra, dyndja e pasagjerëve, radhët e gjata në imbarkim dhe zbarkim, deri edhe ndërrimi i destinacionit të udhëtimit detyruan Shoqatën për Mbrojtjen e Konsumatorëve, ZMK, t’i kërkonte qeverisë të merrte masa kundër kompanive të udhëtimit.

Sot situata po rëndohet sërish në portin e Vlorës. Prej 5 ditësh linja detare Vlorë- Brindisi është e bllokuar për shkak të mungesës së trageteve. Dy tragetet që mbulojnë këtë rrugë dhe që u përkasin kompanive “Red Star” dhe “Joan Spiris” nuk kanë bërë asnjë njoftim paraprak për këtë ndërprerje  të shërbimit, ndërkohë që ekuipazhet e tyre nuk deklarojnë as vendndodhjen. Duke qenë një periudhë që nuk korrespondon me pushime, dëmi i shkaktuar  është relativisht i vogël, por gjithsesi një situatë e tillë është e papranueshme.

Autoritetet portuale të Vlorës janë shprehur se sipas ligjit, kompanitë duhet të bëjnë njoftimin paraprak për tërheqjen e trageteve nga linja dhe duhet të marrin masa për zëvendësimin e tyre me mjete të tjera, gjë që në realitet nuk ka ndodhur. Në këto kushte, autoritetet portuale shprehen se do të aplikojnë sanksionet që parashikon ligji në raste të tilla, ku përfshihen gjobat dhe masa të tjera, ndërkohë që u bënë thirrje subjekteve të interesuara për të nisur aktivitetin në këtë linjë detare.

Shkrimtarë e gazetarë kujtojnë përkthyesin Dritan Çela

Karta e qëndrimit: “Test edhe në gjermanisht”