in

Tragjedia mes Italisë dhe Libisë, të mbijetuarit: “Qindra të mbytur”

Dëshmitë e mbledhura nga UNHCR në një qendër pritjeje greke. Tragjedia gjatë kalimit nga një mjet lundrimi në tjetrin. “Duhen garantuar kanale të sigurta”

Romë, 21 prill 2016 – Përmes dëshmive të të mbijetuarve, mbërrijnë edhe konfirmimet e para të mbytjes së fundit që u ka marrë jetën qindra personave në Mesdhe, tragjedi që deri tani pohohej nga copëza lajmesh, pjesërisht të pasakta të dhëna nga mediat somaleze dhe BBC arabe.

Të martën e shkuar, një ekip i Komisariatit të lartë për Refugjatët të OKB-së (UNHCR) takoi 41 të mbijetuar, 37 burra, 3 gra e një fëmijë 3 vjeç, në Kalamata ku është ngritur një qendër pritjeje. Janë 23 qytetarë nga Somalia, 11 nga Etiopia, 6 nga Egjipti e 1 nga Sudani të çuar aty pas u shpëtuan në det mes Libisë dhe Italisë nga një anije tregtare.

Operatorëve huamanitarë u kanë treguar që javën e shkuar, pranë Tobruk në Libi, kishin marrë një mjet lundrimi të gjatë 30 metra, bashkë me një grup prej 100-200 personash. Pas disa orëve lundrim, trafikantët ishin përpjekur t’i transfernin të gjithë në një anije më të madhe, e cila kishte edhe qindra të tjerë. Gjatë operacionit të transferimit, anija është përmbysur dhe ka shkuar në fund të detit.

Mes 41 të mbijetuarve, shpjegojnë nga UNHCR, ka presona që akoma nuk kishin hipur në anijen e madhe e të tjerë që arritën të kthehen me not në mjetin e parë. Këta persona kanë mbetur në mes të detit për të paktën tri ditë para se të pikaseshin e të shpëtoheshin më 16 prill.

“UNHCR – lexohet në një komunikatë – vazhdon të kërkojë krijimin e  kanaleve të sigurta për ardhjen e refugjatëve dhe të azilkërkuesve në Evropë. Këto kanale do të reduktojnë kapërcimet e rrezikshme të detit dhe nevojën e migrantëve për trafikantë”.

 

Sa na kushton udhëtimi për të bërë pushimet në atdhe

Fotografia zyrtare për 90-vjetorin e Mbretëreshës Elizabeta