in

Ujkani rikthehet titullar tek Novara

Rikthehet në fushën e lojës pas 49 ditëve nga dëmtimi, portieri shqiptar i Novarës, Saimir Ujkani

Romë, 5 dhjetor 2011 – Blutë e Novarës sot nisen drejt Romës, ku në 20:45 do të përballen kundër Lazios në stadiumin Olimpico. “Një ndeshje në të cilën skuadra duhet të hyjë pa frikë, pavarësisht nga niveli i lartë i ekipit kundërshtar”  – shprehet tekniku Tesser.

Pas testimit të duhur në ndeshjen me Katanian, sot konfirmohet edhe prania e 23-vjeçarit Saimir Ujkani në formacion.

Pas 49 ditëve nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen kundër Bolonjës, Ujkani rikthehet në fushë, por është i detyruar të mbajë maskën mbrojtëse për të shmangur çdo dëmtim të mundshëm në pjesën e fytyrës. Dëmtimi në ndeshjen me Bolonjën i kushtoi mbi afro 2 muaj qëndrimin larg fushës së blertë portierit të klubit Piemontez të Novarës, njëkohësisht portier dhe i Kombëtares shqiptare kuqezi.

Arsen Rusta

Çështje penale kundër kryetarit të Komitetit të Pajtimit

Qui pro quo