Të dish italisht të ndihmon çdo ditë për të takuar miq të rinj e për të komunikuar me shoqërinë italiane, për të gjetur punë e për t’u informuar, për të njohur të drejtat e detyrimet e tua, për të përfituar shërbimet italiane për të gjithë qytetarët.
Nëse jeton në Veneto, mund të mund të mësosh gjuhën italiane falas. Është shumë e lehtë.
Kurset e gjuhës mbahen pranë Qendrave Territoriale të Përhershme (CTP) që gjenden në të gjithë territorin e Krahinës, falë financimit të Fondit Europian të Integrimit.
Duke ndjekur kursin, mund të fitosh dëshminë për njohjen e gjuhës në nivelin A1 dhe A2, e vlefshme për të kërkuar lejen e qëndirmit CE për qëndruesit afatgjatë.
Kurset e reja për vitin akademik 2013/2014 do të nisin në muajt tetor e nëntor.
Në faqet internet www.civis.veneto.it mund të gjeni:
– Adresat dhe numrat e telefonit të qendrave CTP ku mund të kërkoni informacione;
dhe duke filluar nga muaji tetor:
– listën e kurseve të italishtes që nisin në vjeshtën 2013 e përfundojnë në qershor 2014;
– lidhjet elektronike për materialet për të përmirësuar italishten edhe duke mësuar në mënyrë të pavarur;
– listën e organizatave që ofrojnë kurse italishteje në Veneto.
Për informacione vizitoni faqet internet www.civis.veneto.it, telefononi në INFO PHONE LINE në numrin 041-2919381 nga 9.30 deri në 14.30 (nëse asnjë operator nuk është i lirë, mund të lini një mesazh në sekretarinë telefonike e do të kontaktoheni) ose shkoni në Qendrën Territoriale të Përhershme më të afërt.