in

Verona. Arrestohet Artur Petushi për trafikim droge

I janë sekuestruar, veç drogës, edhe një sasi e madhe parash dhe dhjetëra celularë dhe disa vetura

Romë, 26 shtator 2015 – Prej një viti, forcat e rendit të qyteteve të ndryshme italiane hetonin mbi të pa arritur ta kapnin me presh në duar. Deri mbrëmjen e 22 shtatorit kur karabinierët e Veronës e arrestuan në flagrancë.

Bëhet fjalë për 37 vjeçarin Artur Petushi resident në Villafranca, sipas forcave të rendit, një ndër trafikantët ndërkombëtarë më të mëdhenj të drogës në veri të Italisë.

Mbrëmjen e operacionit të arrestimit i është gjetur e fshehur në një makinë 740 gr kokainë dhe rreth 29 kg marihuanë (më saktësisht 28,732 kg sipas mediave locale) dhe substanca e mjetet e nevojshme për ndarjen dhe ambalazhimin e drogës.

Artur Petushit i janë sekuestruar gjithashtu edhe 25 mijë euro në të holla, 47 telefonë celularë dhe 6 vetura me karrocerinë të përshtatur për të fshehur e transportuar drogë.

Shtetësia italiane. Automatikisht të lindurve në Itali nëse prindërit kanë kartën e qëndrimit

Puna në të zezë, në fuqi gjoba më të kripura: deri në 43 mijë € për punonjës