in

Verona. Vritet me armë zjarri 42-vjeçari Lilaj

Alban Lilaj është gjetur i vdekur në rrugë, pak metra nga shtëpia

Romë, 21 mars 2014 – Kronika e zezë sjell një tjetër rast shqiptari që ka vdekur në mënyrë të dhunshme. Alban Lilaj është gjetur i vrarë me armë zjarri pak metra nga shtëpia ku banonte i vetëm, në qendër të Pastrengos, komunë e provincës së Veronës. Lilaj, i datëlindjes 1972, i ndarë nga gruaja, baba i një fëmije, jetonte e punonte në Itali prej shumë vjetësh.

Karabinierët janë lajmëruar nga disa banorë që kanë dëgjuar të shtëna, mbrëmë rreth orës 23.30. Kur kanë mbërritur në vendngjarje kanë gjetur në mes të rrugës trupin e pajetë të 42-vjeçarit. Vrasësi duhet ta ketë pritur të kthehej në shtëpi, i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar me çifte në kraharor dhe në fytyrë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Karabinierët po hetojnë qoftë në jetën private, qoftë për ndonjë lidhje të mundshme të 42-vjeçarit me krimin e organizuar, megjithëse kjo e fundit u duket pak e mundshme pasi Lilaj ka pasur ndonjë precedent të vogël por shumë vite më parë.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

21 mars, Dita botërore kundër Racizmit

L’Aquila. Rrezikon dënimin e përjetshëm Selmanaj. Vrau të shoqen dhe të bijën