Fatmirësisht ia ka hedhur me një larje të stomakut
Romë, 15 shkurt 2012 – Shën Valentin i pakëndshëm për një çift në Rimini. Një 23-vjeçar shqiptar zihet me të fejuarën e nga inati pi amoniak. Ka qenë pikërisht e fejuara ajo që ka thirrur ambulancën që e ka çuar menjëherë në spital. Këtu i kanë bërë një larje të stomakut dhe e kanë lënë të kthehet pasi gjendja e tij nuk ishte serioze.
23-vjeçari e ka justifikuar zënien me të fejuarën dhe veprimin e tij me stresin që i shkakton të qenit i mbyllur në shtëpi. Në fakt për probleme me drejtësinë – akuzohet për një vjedhje në Bellaria verën e shkuar – është në arrest shtëpie.