in

Qendrat e identifikimit dhe dëbimit reformohen. Brenda, maksimumi për gjashtë muaj

Sot në CIE të huajt pa dokumente qëndrimi mbahen deri në 1 vit e gjysmë, shkurtimi i kohës në gjashtë muaj është në projektin e ligjit evropian bis. Alfano: “Qeveria është e gatshme për lehtësime të tjera”

Romë, 9 korrik 2014 – Një reformë e re ka nisur rrugën e saj në parlamentin italian. Mund t’i dhurojë Italisë një hap përpara në qytetari ose të paktën të sjellë rikuperimin e një pjese të saj (qytetarisë), të humbur në vite kur mbi politikat e imigracionit komandonte Lega e Veriut.

Mes neneve të projektit të “ligjit evropian 2013 bis”, të miratuar tashmë në Dhomën e Deputetëve e aktualisht në komision në Senat, është edhe një i dedikuar Qendrave të Identifikimit dhe të Dëbimit, CIE. Do të modifikojë tekstin unik mbi imigracionin duke parashikuar që “periudha maksimale e mbajtjes së të huajit njokomunitar në Cie … nuk mund të jetë mbi 180 ditë”.

Bëhet fjalë për një reduktim konsistent kundrejt tetëmbëdhjetë muajve që sot një imigrant mund të kalojë pas hekurave të CIE-s vetëm pse është kapur nga Policia italiane pa dokument qëndrimi të vlefshëm në xhep. Me ligjin e ri, kthehemi sërish para tre vjetëve, përpara qershorit 2011 kur ministri i Brendshëm i atëhershëm Roberto Maroni trefishoi me dekret kohën maksimale të qëndrimit në qendrat e identifikimit dhe të dëbimit.

Ajo zgjedhje, e konsideruar e kotë nga ata që me dëbimet merren si policia, juristët, apo avokatët penalistë, çnjerëzore nga shumë organizata që luftojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, nuk kanë rritur efikasitetin e dëbimeve: vetëm 50% e të mbajturve në CIE kthehet vërtet në vendlindje. Por nga ana tjetër zgjedhja e Maronit e vitit 2011 ka mbushur CIE-t mbi kapacitetin e tyre, duke shtuar dëshpërimin dhe vuajtjen, e për rrjedhojë edhe dhunën, revoltat e autolezionizmin mes ature që privohen nga liria për një kohë tejet të gjatë.

Nëse reforma do të miratohet, do të jetë një hap i parë, që ndoshta mund të pasohet nga të tjerë. Edhe ministri i sotëm i Brendshëm, Angelino Alfano, duket se është i këtij mendimi.

“Reduktimi i kohës maksimale të qëndrimit në 180 ditë po shqyrtohet në Senat – ka pohuar sot në një seancë dëgjimore pranë Komisionit special ëpr mbrojtjen e promovimin e të drejtave të njeriut në Senat. “Nëse gjatë shqyrtimit parlamentar të projektligjit arrihet në një marrëveshje për reduktim të mëtejshëm të kohës së qëndrimit , Qeveria nuk do ta ketë të vështirë të marrë përsipër një lehtësim të mëtejshëm. Këto tema duhen trajtuar më shumë në mënyrë pragmatike e më pak ideologjikisht”.

Elvio Pasca

Turismo, cibo, luoghi e tradizioni albanesi a Parma

Verbëria e përvojës