in

Shkodran Mustafi, shqiptari i parë që ngre lart Kupën më të vyer të Futbollit

Gjermania shpallet kampione e botës, fiton kupën për të katërtën herë duke barazuar për numër trofejsh Italinë.

Kombëtarja gjermane, e shquar për multietnicitetin e saj – në të luajnë bijtë e imigrantëve që falë ligjit gjerman marrin lehtësisht shtetësinë gjermane – ka në gjirin e saj edhe 22-vjeçarin Shkodran Mustafi, që nga mbrëmë është i pari shqiptar që ngre në qiell Kupën e Botës.

Edhe pse nuk luajti në ndëshjen finale për shkak të një dëmtimi, ndihet me të drejtë pjesëtar në fitoren e madhe dhe është i lumtur për këtë arritje: “Gjuha gjermane ka shumë fjalë, por për të përshkruar këtë çast, nuk mjaftojnë as të gjitha bashkë. Është thjesht e pabesueshme. Luaj me kombëtare gjermane vetëm prej disa muajsh e sot jam kampion bote” – shpreh kënaqësinë e tij Shkodran Mustafi.

Sot bëjnë xhiron e rrjeteve sociale edhe fotoja e tij me kupën e duart të mbledhura si shqiponjë, si edhe një selfie me kancelieren Merkel.

Edhe pse Shqipëria, nuk ishte mes 32 kombëtareve të Brazilit 2014, ajo ishte në njëfarë mënyre e pranishme me 9 shqiptarë të përzgjedhur në katër kombëtare të ndryshme: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Valon Behrami dhe Admir Mehmedi me Zvicrën, Gjergji Kone dhe Sotir Nini me Greqinë, Adnan Januzaj me Belgjikën dhe pikërisht Shkodran Mustafi me Gjermaninë, që më 13 korrik ngriti në qiell Kupën e Botës.

Anija Vlora zbarkon në Rai5. Më 18 korrik

Nga 25 korriku fluturim i ri Ancona-Tirana