in

Flukset. Nisen kërkesat për punonjësit e EXPO 2015

Nis procedura për të sjellë në Itali ata që do të ndërtojnë, arredojnë dhe më pas do të çmontojnë pavijonët. Udhëzimet e ministrisë së Brendshme dhe asaj të Punës

Romë, 24 korrik 2014 – Në Expo 2015, që vitin e ardhshëm do t’i shpjegojë botës si “Të ushqejmë planetin”, do të jetë edhe mundi i shumë punonjësve të huaj të angazhuar në ndërtimin dhe mbushjen e pavijonëve të Vendeve që do të kenë hapësirat e tyre ekspozuese dhe çmontimin e gjithçkaje kur veprimtaria ndërkombëtare të mbyllet.

Dekreti i fundit i flukseve ka autorizuar tashmë dy mijë hyrje punonjësish të huaj për këtë qëllim. Për ndërtimin dhe mbushjen e hapësirave ekspozuese, punonjësit mund të sillen deri më 31 mars 2015, për çmontimin nga dhjetori 2015 deri për sa kohë të etë e nevoshme, por sidoqoftë jo më tutje se 30 qershor 2016.

Majin e shkuar qeveria ka nxjerrë udhëzimet e përgjithshme. Ditët e fundit janë përcaktuar detajet e procedurës duke iu hapur kështu rruga paraqitjes së kërkesave.

Një qarkore e përbashkët e ministrisë së Brendshme dhe asaj të Punës shpjegon që ato do të paraqiten online përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme, “nga Komisari i Përgjithshëm i Expo-së, nga komisari i seksionit të Vendeve pjesëmarrëse ose nga Drejtori i pjesëmarrësve jo zyrtarë për llogari të përfaqësuesit legal të ndërmarrjes së interesuar”.

Parashikohen dy procedura të ndryshme.

Për “Punësimin e punonjësve të huaj nga anë e ndërmarrjeve italiane ose me seli në Itali”, duhet përpiluar modeli EXPO-A.

Kuestura do të bëjë kontrollin e sigurisë, Drejtoria Territoriale e Punës do të japë automatikisht një kuotë (pa shprehur mendim) e më pas Konsullata do të lëshojë një vizë hyrjeje. Me të mbërritur në Itali, punonjësi do të nënshkruajë kontratën e qëndrimit me ndërmarrjen pranë Sportelit Unik për Imigracionin e do të niset komunikimi i punësimit. Më pas i huaji do të kërkojë një lejeqëndrim special për punë “EXPO 2015”.

Në rast se është fjala për “Dërgim me shërbim të punonjësve të varur nga ndërmarrje të huaja”, duhet përpiluar modeli EXPO-D.

Kuestura do të bëjë kontrollin e sigurisë, konsulata do të lëshojë vizën e hyrjes e me të mbërritur në Itali, punonjësi i dërguar me shërbim do të tërheqë në Sportelin për Imigracionin modelin për të kërkuar lejeqëndrim special për punë “EXPO 2015”. Në këtë rast nuk nënshkruhet kontratë qëndrimi e nuk bëhet komunikim i detyrueshëm i punësimit.

Shkarko Qarkoren

Elvio Pasca

Lexo edhe: EXPO, si ndryshon faqja e qyteteve

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Familjet Berisha dhe Berger jetojnë në dy botë të ndryshme

Çmimi Anna Cenerini Bova: 2.000 euro për të riun e vitit