in

Bashkimi familjar. Si të sjell prindërit në Itali?

Kam leje qëndrimi e dua të sjell në Itali prindërit. A mundem? E si duhet të veproj?

Ligji parashikon që të huajt me qëndrim të rregullt në Itali mund të paraqesin kërkesë për bashkim familjar me prindërit e vet nëse:

  • Këta janë në ngarkim personit që po kërkon bashkimin dhe nuk kanë bij të tjerë në atdhe ose 
  • Janë mbi 65 vjeç dhe bijtë e tjerë nuk kanë mundësi t’i mbajnë prindërit “për arsye të rënda e të dokumentuara shëndetësore”.

Të dyja këto situata duhen dëshmuar me certifikata të nxjerra nga autoritetet e vendlindjes, të përkthyera e të legalizuara nga konsullata italiane. Madje në raste “dyshimesh të arsyeshme” mbi lidhjen familjare, apo në mungesë të certifikatave, mund të kërkohet edhe analiza e ADN-së.

Ashtu si në rastin e bashkimit familjar me gruan e fëmijët e mitur, përveç lidhjes familjare me anë të certifikatës së lindjes, kërkuesi duhet të tregojë edhe që 

Ndryshe nga rastet e tjera, kur bashkimi familjar bëhet me prindërit mbi 65 vjeç, është e nevojshme të tregohet se ata janë titullarë të një sigurimi shëndetësor që u mbulon të gjitha rreziqet e sëmundjeve në territorin italian. Në vend të tij mund të bëhet regjistrimi vullnetar në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (SSN) duke paguar kontributin, por vetëm tri krahina – Emilia Romagna, Veneto e Lombardia – kanë disiplinuar këtë mundësi.

Për të nisur procedurën e bashkimit familjar, duhet përpiluar formulari S pas regjistrimit në faqet online të ministrisë së Brendshme italiane. Pasi praktika e tij shqyrtohet nga zyrat përkatëse, kërkuesi çon të gjithë dokumentacionin në origjinal dhe fotokopje në Sportelin Unik për Imigracionin që, në rast përgjigjeje pozitive, lëshon autorizimin (nulla osta) për bashkim familjar. Pasi lëshohet autorizimi, prindërit paraqiten në konsullatën italiane në vendlindje e kërkojnë vizë për të hyrë në Itali.

Maria Elena Arguello / Stranieriinitalia.it

Lexo edhe:
Bashkimi familjar. Të ardhurat minimale për ta kërkuar gjatë këtij viti
Çeku social 2015. Nevojiten mbi 5.830 euro në vit për të qëndruar në Itali

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

 

 

Shtetësia italiane. Si kontrollohet online në ç’pikë është praktika

Gjithnjë në rritje numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani