Raporti vjetor i shoqatës Antigone mbi të burgosurti në Itali. “Dy të tretat e shtimit të numrit të të burgosurve i përkasin të huajve”
Romë – 22 tetor 2010 – Shoqata Antogone paraqiti në Romë raportin e shtatë mbi kushtet e burgimit në Itali.
Të dhënat dëshmojnë një mbipopullim të burgjeve; në 206 burgjet e vëzhguar, raporti është 68.527 të burgosur për 44.612 shtretër të rregullt.
Delikate dhe gjendja e të burgosurve të huaj, të cilët janë mbi 25 mijë vetë, ndër të cilët rreth 2.900 shtetas shqiptarë. Vetëm dhjetë vjet më parë të burgosurti e huaj ishin 14.057.
Në fakt gjatë dhjetë vjetëve te fundit të huajt që ndodhen në burgjet italiane janë 11.107 më shumë. Sipas të dhënave të paraqitura nga shoqata Antogone “dy të tretat e rritjes së numrit të të burgosurve janë të huaj” Një shtim ky i numrit të të burgosurve të huaj që sipas shoqatës është rrjedhojë e ligjeve që ndëshkojnë mosrespektimin e dekretit të dëbimit dhe që parashikojnë dënime më të rënda për ata që përsërisin shkeljet”
Nga raporti, i përpiluar në bazë të vizitave që shoqata ka bërë gjatë muajve qershor e korrik të këtij viti, del se në shumicën e burgjeve nuk respektohen normat socio-sanitare. Prandaj Gjykatës Europiane i janë paraqitur 1.300 kërkesa për ankesa lidhur me kushtet çnjerëzore të jetesës.
Sipas të dhënave të Antigone 43,7% e të burgosurve janë nën akuzë, 15.233 janë të burgosur në pritje të gjykimit, shifër kjo rekorde në Europë. Janë 28.154 ata që ndodhen në burg sepse kanë kryer shkelje që kanë të bëjnë me drogën dhe 11.601 të burgosur duhet të vuajnë një dënim nën një vit, mes këtyre të fundit gjysma janë të huaj. Janë 1.437 të burgosurit e përjetshëm italianë dhe vetëm 54 të huajt që duhet të vuajnë të njëjtin dënim.
Për sa i përket përbërjes së të huajve në burgje : në vendin e parë radhiten marokenët me
5.330 vetë (ishin 3.096 në vitin 2000), më pas radhiten tunizianët 3.225 (2.148 në 2000) dhe rumunët 3.045 (529 në 2000).
Marco Iorio