in

Dënohen me nga 25 vjet italianët që vranë Zef Nikollin

Romë, 5 nëntor 2010 – Katër dënime me nga 25 vjet heqje lirie u janë dhënë dje nga Gjykata penale për krimet e rënda e Romës katër italianëve, që të gjithë me precedentë penalë, për vrasjen e  shqiptarit Zef Nikolli, që ndodhi më 15 maj 2008 në një bar të Montespaccato-s, në periferi të Romës. Trupi gjykues i kryesuar nga Evelina Canale, duke pranuar thuajse të gjitha kërkesat e prokurorit Pollidoro, ka dënuar për vrasje me dashje Antonio Bocchinon, 33 vjeç, Pietro Puddu, 60 vjeç, Claudio e Antonio Buffone, përkatësisht 48 e 52 vjeç. Bashkë me Nikollin, në të njëjtën ngjarje, u plagos rëndë edhe Marjan Fishta. Dy shqiptarët njiheshin si trafikantë të drogës dhe hetimet e kryera asokohe nxorën në dritë se faktet që çuan në vrasjen e Nikollit, nuk ishin tjetër veçse përleshje mes bandave rivale.

Kasacioni: “I martuar me italian? I huaji nuk dëbohet edhe nëse çifti nuk bashkëjeton”

Shqipëria vendi i parë i këshilluar nga Lonely Planet