in

Serbi-Shqipëri e parë me sytë e gjyshit Sali dhe të mbesës Dasara

Sali Berisha ka komentuar shkurt në Facebook atë çka ndodhi në stadiumin e beogradit: “Barbarët u mundën. s.b.” e më pas ka vënë disa foto me titullin “Flamuri kombetar ne duart e flamurtareve!!” që tregojnë çastet ndërsa futbollistët e kombëtares sonë marrin “flamurin” nga duart e lojtarëve serbë, djegien e flamurit të NATO-s në shkallët e stadiumit, tifozin serb që godet me stol Balajn.

Por nëse reagimi i Sali Berishës pritej (të çudit fakti që është kaq lakonik), më pak i pritshëm për nga përmbajtja është reagimi i mbesës së tij Dasara Mallezi, që, gjithnjë përmes Facebook-ut, u ka dalë në mbrojtje serbëve, siç tregon Tema, pasi postimin e ka hequr pas pak. “Nuk ju kuptoj, jeni krenarë pse shkelët rregullat? Nuk u lejuan flamurët, e kanë rregull [po ishin me mijëra flamuj serbë, apo rregulli nuk vlen për vendasit?]. I drejtë apo jo rregulli, fusha nuk është gjykatë për të dhënë verdiktin – shkruan vajza duke u tërhequr veshin bashkëkombësve të saj – Shkuat për të luajtur, atëherë luani e mos u zini me grushta e shkelma. Plasët duke thënë që serbët janë të pacivilizuar, por harroni që jeni ju që nuk dini të respektoni rregullat…”.
Ja edhe komenti i plotë i Dasara Malltezit:

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Uefa nis hetimet për masa disiplinore. Kundër Serbisë e Shqipërisë

“Agli extracomunitari è vietato sedersi” A Padova arrivano i dissuasori