Patronati INAS CISL, sapo festoi 65 vjetorin e krijimit të tij. Në vite, patronati është quajtur “Mbrojtësi i të varfërve”, për angazhimin që ka pasur ky institucion në mbrojtjen e qytetarëve dhe të të drejtave të tyre në aspektin e pagesave, sigurimeve shoqërore dhe problemeve sociale në të gjitha fushat. Patronati INAS CISL ofron këshilim për të gjithë qytetarët, brenda dhe jashtë vendit, mbështetur në vlerat e solidaritetit social.
Aktualisht në Itali jetojnë 502.546 emigrantë shqiptarë, me dokumente të rregullta. Kemi parasysh se emigracioni përfshin rreth 1/3 e shtetasve shqiptarë. Problemet e emigrantëve bëhen akoma më të mprehta sot, në kushtet e krizës ekonomike, gjatë të cilës më të rrezikuarit janë sigurisht ata. Në këto kushte është e domosdoshme përkrahja dhe ndihma që duhet t’u jepet emigrantëve, për t’i njohur ata me të drejtat e lindura, për t’i përgatitur dhe për t’u dhënë mundësi që të përfitojnë nga legjislacioni i të dy shteteve përkatëse dhe nga ana tjetër për të bërë të gjitha përpjekjet për arritjen e marrëveshjeve dypalëshe si ajo e pensioneve.
Megjithëse i ngritur para pak kohe, Patronati INAS ALBANIA, luan një rol të rëndësishëm, në zgjidhjen e shumë problemeve të emigrantëve shqiptarë, jo vetëm të emigrantëve në Itali, por edhe të atyre në Greqi dhe në shtetet e tjera.
Duke qenë të specializuar në problemet sociale dhe sidomos në fushën e sigurimeve shoqërore, që sot është një nga aspektet më të rëndësishme, Patronati jep një ndihmë të plotë për të gjitha problemet që lidhen me këtë fushë. Mbështetja e emigrantëve në këtë fushë, konsiston, që nga informacioni për legjislacionin shqiptar dhe italian dhe ndryshimet eventuale në kohë, asistencën për këto probleme dhe deri në përgatitjen e plotë të dosjes së pensionit, duke plotësuar konkretisht modularët e aplikimit.
Duke mbajtur në konsideratë, mungesën e dokumantacionit për vjetërsinë e punës, për shumë emigrantë ( mbasi ashtu sikurse dihet një pjesë e mirë e dokumentacionit të punës në vitet e para mbas 1990 u keqtrajtua), Patronati INAS ALBANIA, nëpërmjet një marrëveshje që ka me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, bën konfirmimin e periudhave kontributive, duke i pajisur emigrantët me konfirmimin e kërkuar, i cili shërben në marrjen e përfitimeve përkatëse. Theksojmë se ende nuk ka përfunduar informatizimi i vjetërsisë në punë në Shqipëri. Po kështu duke patur akses pranë INPS, konfirmojmë dhe printojmë vjetërsinë kontributive që kanë emigrantët në Itali. Po kështu nga ky institucion bëhet edhe deklarimi i të ardhurave pranë INPS, për qytetarët shqiptarë që përfitojnë pension në Itali e sidomos për emigrantët e kthyer.
Patronato INAS jep asistencë dhe ndihmon konkretisht edhe për probleme të tjera shumë të vlefshme për emigrantët, si bashkimi familiar, lejet e qëndrimit, marrja e shtetësisë etj.
Një fushë tjetër që ky patronat ka një aktivitet masiv, është aplikimi i nxënësve dhe studentëve shqiptarë, për të studjuar në universitetet italiane, ku përveç asistencës, bëhen të gjitha proçedurat, që nga asistenca, zgjedhja e universitetit dhe degës, plotësimi i të gjitha modularëve, takimi në Ambasadën Italiane në Tiranë, e deri në përbylljen e procedurave, duke u kursyer shumë kohë dhe para studentëve dhe prindëve të tyre.
Në një kohë relativisht të shkurtër, Patronati INAS CISL Albania ka bërë mbi 550 praktika, sipas fushave të sipërpërmendura. Vetëm për këto dy vite kanë fituar të drejtën për studime në Itali dhjetëra studentë shqiptarë.
Patronati INAS CISL Albania, është i pranishëm çdo javë në media, në gazeta, revista e TV, brenda dhe jashtë vendit, duke pasqyruar problemet e emigrantëve shqiptarë dhe lobuar fuqishëm, për lidhjen e marrëveshjeve për njohjen përkatëse të viteve të sigurimit me shtetet ku punojnë aq të dëshiruar dhe të nevojëshme për emigrantët shqiptarë.
Sa i kushton shtetit italian aktiviteti i Patronato INAS CISL ALBANIA.
Duke pasur një aktivitet tepër tepër të kufizuar, ky buxhet, si i thonë fjalës është një pikë uji në oqean. Pa dashur të japim shifra, mund të themi se është aq minimal, krahasuar me kontributin që japin emigrantët shqiptarë, sa çdo të punësuari emigrant do t’i takonte një kontribut prej 0.1 euro në vit, ose 0.008 euro në muaj.
A influencon në zbutjen e krizës ekonomike shkurtimi i fondeve të Patronatit INAS CISL
Pa diskutim, që kriza ekonomike që po kalon Italia, prek thellë të gjitha shtresat, por më e vështirë kjo krizë është për emigrantët, të cilët kanë domosdoshmëri të mbështeten. Dhe një nga institucionet që është në mbështetje të tyre, është Patronati INAS CIS, i cili ka degë në të gjithë Italinë, si dhe në disa shtete jasht Italisë.
Ashtu sikurse deklaroi dhe Sekretarja e Përgjithshme e CISL Annamaria Furlan dhe Presidenti i Patronatit INAS CISL, Antonino Sorgi, fondet që merr nga qeveria italiane ky patronat, janë të tërësisht të papërfillëshme, krahasuar me aktivitetin dhe kontributin e tij për të gjitha shtresat e shoqërisë. Shkurtimi i fondeve që po tentohet, vetëm sa do të acarojë problemet sociale, por nuk do të ketë asnjë ndikim në zgjidhjen e krizës.