in

Catania. E moshuara korriere e drogë, 2 kg kokainë nën xhubletë

Arrestohen dy të rinjtë që e shoqërojnë, ndërsa gruaja e moshur, mbi 80 vjeç, paditet në gjendje të lirë

Romë, 29 tetor 2014 – Zbulohet në Catania të Sicilisë një korriere droge e pazakontë: gruaja shqiptare fshihte nën fustanin e saj 2 kg kokainë të pastër të ndarë në tri pako. E deri këtu nuk ka asgjë të veçantë, ajo që të lë gojëhapur është mosha e gruas, mbi 80 vjeç. Por me siguri, “malli” nuk ishte i saji por i dy të rinjve që udhëtonin me të në makinë: Fatmir Avdiaj, 24 vjeç, dhe Bledar Kasmi, 22.

Treshja është ndaluar në rrugë, ndërsa ishin në makinë, të shtunën gjatë një kontrolli të policisë që kishin sinjalizim për mbërritjen në qytet të “ngarkesës”. Nga kontrolli trupor i dy të  rinjve nuk kanë zbuluar gjë, por kur i janë kthyer gruas së moshuar, sipas mediave italiane e veshur me xhubletë, kanë zbuluar “thesarin”. Nën fundin e gjerë të veshjes, gruaja fshihte tri pako me kokainë të pastër të lidhura me spango në brez.

Dy të rinjtë janë mbyllur në burgun e Catanias, ndërsa gruaja, për shkak të moshës, është paditur ne gjendje të lirë.

Droga që fshihte gjyshja, sipas policisë kushton rreth 70 mijë euro, por e nxjerrë në treg mund të sillte fitime për 200 mijë euro.

5,3 milioni di immigrati regolari in Italia, “aumentano nonostante la crisi”

Përtej ngrefjes dhe delirit provincial