in

Kampionët e mistrisë

Kreshnik Tuçi dhe Kujtim Dushi që fituan sfidën kombëtare të konkursit Ediltrophy 2010

Kampionët e mistrisë. Kështu janë shpallur dy muratorët shqiptarë që fituan sfidën kombëtare të konkursit Ediltrophy 2010, një garë arti në muraturë e organizuar në Panairin e Bologna. Kreshnik Tuçi dhe Kujtim Dushi, shkëlqyen në finale në ndërtimin e një çezme në muraturë me bazë trekëndëshe dhe me tre harqe. Kjo ishte tema e garës, në bazë të një projekti njëlloj për të gjithë pjesëmarrësit, gjithsej 16 skuadra dyshe qe arritën në fazën finale.

Sipas specialistëve dyshja e mjeshtërve shqiptarë tregoi zotësi  të mëdha si në teknikën e ndërtimit ashtu dhe në shpejtësinë e realizimit të veprës së muraturë. Bile jo vetëm kaq, ata u shquan edhe për aftësinë për të mbajtur shumë pastër vendin ku punuan për gati katër orë.

Kreshnik Tuçi, tek të tridhjetat, jeton në Itali prej shtatë vjetësh dhe së bashku me Kujtim Dushin punon në firmën e ndërtimit të krijuar nga një sipërmarrës shqiptar në Tabellano di Suzzara.

Këtë vit Ediltrphy ka arritur në edicionin e saj të tretë. Vitin e kaluar kjo garë u ndoq me interes të papritur nga publiku (5 mijë spektatorë në fazat e ndryshme) dhe nga 20 kanale televizive që ndoqën garat. Prania e konkurrentëve të huaj, kryesisht shqiptarë, kosovarë, marokenë dhe kinezë, dëshmoi se këta punëtorë synojnë edhe rritjen cilësore në profesionin e tyre.

Apel i një nëne për një vend pune

Tragjedia e Padernos – Përtej xhamit