in

Serbi-Shqipëri. FSHF: Të indinjuar, por do të vazhdojmë ta kërkojmë drejtësinë

Në një deklaratë të FSHF-së theksohet se pavarësisht argumenteve juridike dhe fakteve të dokumentuara me foto dhe video, edhe Komisioni i Apelit mbajti të njëjtin qëndrim politik të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës

Tiranë, 2 dhjetor 2014 – Federata Shqiptare e Futbollit u njoh të martën në mbrëmje me vendimin e Komisionit të Apelit, tek i cili shpresonte që të gjente drejtësi, por që në të vërtetë la në fuqi vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës për ndeshjen Serbi–Shqipëri, e zhvilluar në Beograd më datë 14 tetor 2014 dhe të ndërprerë në minutën e 41-të të takimit.

Në një deklaratë të FSHF-së theksohet se pavarësisht argumenteve juridike dhe fakteve të dokumentuara me foto dhe video, si edhe mbrojtjes profesionale të avokat Antonio Rigozzi dhe studiove ligjore, të prenotuara nga FSHF, përsëri asgjë nuk ndryshoi.

“Pavarësisht nga qëndrimi i njëjtë politik i Komisionit të Apelit, FSHF është e indinjuar për mosmarrjen parasysh të fakteve të vërtetuara të dhunimit të lojtarëve shqiptarë, të pushtimit të fushës nga tifozë dhe persona të inkriminuar, të thirrjeve raciste “vritini shqiptarët”, të hedhjes në fushë të sendeve të forta dhe fishekzjarreve dhe të shumë elementëve të pasigurisë”.

“Megjithatë, gjatë seancës së pyetjeve, kanë dalë shumë fakte të reja dhe deklarata kontradiktore, të zyrtarëve të ndeshjes, që deklaruan për këtë takim, të cilat akoma më shumë na bindin se në shkallët e mëtejshme, Shqipëria do të gjejë drejtësinë”.

Federata Shqiptare e Futbollit, e pakënaqur me këtë vendim njofton opinionin dhe median, se “do të vazhdojë ta kërkojë drejtësinë, pranë Gjykatës të Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë, edhe më shumë e binduar se i takojnë tre pikët e fitores, së kësaj ndeshjeje. FSHF do të vazhdojë betejën e saj ligjore, e qartë në qëndrimin e saj, se vetëm kështu do të fitojë vetëm futbolli. Një lojë e pastër, pa dhunë dhe pa racizëm”, përfundon deklarata e FSHF-së.

Serbi-Shqipëri. As Apeli nuk u jep të drejtë kuqezinjve

Da Eataly a Eat Alì, l’idea geniale del negoziante immigrato