Me lojën e bukur e golin e shënuar kundër Sampdorias, sulmuesi Xherdan Shaqiri debuton shkëlqyeshëm para tifozëve në San Siro
Romë, 22 janar 2015 – Xherdan Shaqiri ka luajtur mbrëmë ndeshjen e parë si titullar me fanellën e Interit, kundër Sampdorias për Kupën e Italisë. Ishte ndeshja e tij e parë që luante nga minuta e parë – kish luajtur vetëm pak minuta në ndeshjen kundër Empolit të vlefshme për Kampionatin e serisë A – e para që luante para tifozëve të Interit në San Siro, dhe debutoi në mënyrë të shkëlqyer. Me golin e shënuar e lojën e guximshme e cilësore ka fituar duartrokitjet e tifozëve të San Siros, që, siç shkruan La Gazzetta dello Sport, “ndoshta shohin tek ai idhullin e tyre të ri”.
Shaqiri ka shënuar në minutën e 71-të të ndeshjes golin e parë ndeshjes që përfundoi me rezultatin 2-0 për të zotët e shtëpisë.