Rekord në Prato. Save the Children: “Ka dhe shumë të padukshëm”
Romë, 18 nëntor 2010 – Janë 932 mijë të miturit e huaj me banim në Itali. Çdo 10 prej tyre, 6 janë të brezit të dytë (të ashtuquajturit G2) pra të lindur në Itali. Në fakt, edhe sipas të dhënave më të fundit ISTAT, në 1 janar 2010 të miturit e huaj ishin 932.675 nga të cilët 572.720 të lindur në Itali.
Spikat Prato ku mes të huajve që jetojnë atje, 19,7% janë të mitur të brezit të dytë; më tëj radhitet Mantova (17,2%), Cremona (17%), Brescia dhe Reggio Emilia (16,9%), në jug Trapani (14,2%) dhe Palermo (12,7%).
Ky është një prej rezultateve të ‘L’isola dei tesori-Atlanti i fëmijëve (në rrezik) në Itali i hartuar nga Save the Children. Ai u paraqit sot pranë Bankës së Italisë së bashku me sitin www.atlanteminori.it.
Por ka dhe fëmijë e adoleshentë gati pa emër e fytyrë, gati të padukshëm sepse jeta e tyre është pjesërisht ose krejtësisht e fshehur; qindra mijëra të mitur – pjesa më e madhe e tyre të huaj dhe të vetmuar – që jetojnë për pak kohë nëpër komunitete e më pas ikin ose përfundojnë në rrjetet e shfrytëzimit, për motive pune, seksuale ose devijimesh. Rezulton se janë të paktën 4.500 në vitin 2010 të miturit e pashoqëruar.
Një shifër që me siguri është më e ulët se ajo reale sepse nuk përfshin për shembull të miturit neokomunitarë. E të mitur janë mijëra të mitur punëtorë: janë 9% e të gjithë të miturve në punë që llogaritet të jenë rreth 400.000. Janë kryesisht kinezë, në Romë, Milano, Firenze e Prato, rumunë dhe shqiptarë në Romë dhe Bari, të rinj të Afrikës së Veriut në Sicili dhe Calabri.