in

Papa Françesku: “Komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë që të mos ndodhin tragjedi të tilla migrantësh”

“Janë vëllezërit tanë që kërkojnë një jetë më të mirë, të uritur, të përndjekur, të plagosur, të shfrytëzuar, viktima luftërash … Kërkonin lumturinë”

Romë , 20 prill 2015 – Duke u lutur të dielën për viktimat e tragjedisë së fundit në Kanalin e Sicilisë, Papa i ka kërkuar sërish botës të mos qëndrojë indiferente përballë një drame të tillë. “Shpreh dhimbjen time më të ndier përpallë një tragjedie të tillë – ka thënë Bergoglio – do të lutem për viktimat e familjet e tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë me vendosmëri dhe shpejt, në mënyrë që tragjedi si kjo të mos përsëriten”.

“Janë burra e gra si ne – theksoi Papa – janë vëllezërit tanë që kërkojnë një jetë më të mirë, të uritur, të përndjekur, të plagosur, të shfrytëzuar, viktima luftërash që kërkojnë një jetë më të mirë… Kërkonin lumturinë…”

Tragjedi në Kanalin e Sicilisë. Mbi 700 migrantë mund të kenë humbur jetën 
Renzi: “BE të mos na lërë vetëm, duhen ndaluar trafikantët e njerëzve”

Santanché pas tragjedisë së migrantëve: “Të fundosim anijet, si në Shqipëri”

 

Rreth 17 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në BE gjatë vitit 2014

Tragjedia në Mesdhe. Renzi: “BE të mos na lërë vetëm, duhen ndaluar trafikantët e njerëzve”