Edison Isufi, 32 vjeç, e kishte fshehur drogën në panelin e autoveturës
Romë, 30 korrik 2015 – Edison Isufi, 32 vjeç, rezident në provincën e Vicenzës është arrestuar nga Karabinierët në bashkëpunim me Guardia di Finanza.
Isufi është ndaluar ndërsa ngiste veturën e tij në një rrugë të komunës Concordia Sagittaria në provincën e Venecias. Edhe pse dukej sikur gjithçka ishte në rregull, 32-vjeçari është bërë menjëherë nervoz, gjë që ka rënë në sy të karabinierëve të cilët kanë vendosur të kontrollojnë imtësisht autoveturën. Kur kanë çmontuar panelin e makinës, kanë gjetur të fshehura në sistemin e ajrimit tri pako me rreth 1 kg kokainë dhe 600 gr heroinë.
Edison Isufi është mbyllur në burgun e Pordenones.