in

Mbërrijnë 35 tonë ndihma nga Italia

Romë,  6 nëntor 2010 – Në portin e Durrësit ka mbërritur kontingjenti i parë i ndihmave të dërguara nga Italia për popullatën shqiptare të zonave të përmbytura. Pak ditë më parë autoritetet e Tiranës bënë thirrje për ndihmë Bashkimit Europian dhe Natos-s.

Kësaj thirrjeje i janë përgjigur Mbrojtja Civile dhe Kryqi i Kuq Italian që dërguan fillimisht pesë maune me 25 ton ushqime, 5 ton veshje dhe pajisje kundër ujit si dhe rreth 4 ton mallra për higjenën vetjake.

Këto mallra janë nisur drejt Shkodrës ku gjendja e popullatës po vështirësohet.

Në një intervistë të dhënë në portin e Durrësit për mediat shqiptare ambasadori italian Sab D’Elia deklaroi se “Ndihmat dëshmojnë në emër të Italisë shqetësimin tonë për këtë tragjedi të tmerrshme që ka goditur mijëra miq shqiptarë në veri të Shqipërisë. Këtu në portin e Durrësit sot në mëngjes kanë arritur 5 kamionë që transportojnë ndihma nga mbrojtja civile e cila ka punuar ngushtë me Ministrinë e Jashtme dhe Kryqin e Kuq italian për te sjellë ndihmat të cilat pasdite do te jenë ne zonën e Shkodrës… Këto ndihma do të pasohen nga të tjera. Ky është një gjest që tregon fqinjësinë dhe solidaritetin italian”.

Përveç mallrave të këtij lloji, nevoja është edhe për çadra strehimi dhe barka të vogla, që tanimë janë mjeti i vetëm për të arritur në disa zona të Shkodrës.

Lexo edhe: Puglia i vjen në ndihmë Shkodrës

Puglia i vjen në ndihmë Shkodrës

Flukset. Maroni: “Vetëm për bashkëpunëtorë familjarë”