in

Flukset. Maroni: “Vetëm për bashkëpunëtorë familjarë”

“Ka deri tani shumë të huaj që kanë humbur vendin e punës. Është e kotë të vijnë të tjerë”

Romë, 6 dhjetor 2010 – Qeveria do të frenojë hyrjen e të huajve për punë. Përveç sezonalëve, është e predispozuar të rihapë flukset vetëm për punonjës shtëpiakë dhe kujdestare për të moshuarit. Kështu deklaroi sot në mëngjes në Radio 24 Ministri i Punëve të Brendshme Roberto Maroni.

“Flukset përgatiten në bazë të kërkesave që mbërrijnë nga mjediset e punës dhe shërbejnë për sjelljen këtu të punonjësve që natyrisht duhet të kenë një kontratë pune” kujtoi Maroni.

“Duke parë krizën ekonomike, kohët e fundit ne i kemi pakësuar bile gati anulluar hyrjet e emigrantëve të rinj. Tani, shpjegoi ministri, po studiojmë hyrje të kufizuara vetëm për punonjës shtëpijakë dhe kujdestare për të moshuarit”.

Sipas Maronit, “në një periudhë krize të parët që goditen janë më të dobëtit dhe nëse janë emigrantët jo komunitarë ata që humbasin vendin e punës, është e kotë që nga jashtë të vijnë të huaj të tjerë jo komunitarë”. “Ndryshe është për punonjësit sezonalë, ata shkojnë e vijnë në bazë të një sistemi që funksionon mirë falë bashkëpunimit të shoqatave të kategorive dhe nuk krijojnë probleme të veçanta”.

Ministri përmendi edhe shkrimet raciste në Brembate. “Nuk dua që një parullë e vënë nga një njeri me një qëndrim që vetë kryebashkiaku i Brembate di Sopra dhe unë vetë e dënojmë, të bëhet simbol i të gjithë popullatës së asaj zone: njerëz punëtorë dhe koherentë”.

Mbërrijnë 35 tonë ndihma nga Italia

Zhdukja e Yares, parulla kundër emigrantëve në Brembate