Kam kërkuar para dy muajve bashkimin familjar me time shoqe. Sa kohë duhet të pres për të marrë autorizimin? E më pas, për vizën? Çfarë ndodh nëse nuk më kthejnë përgjigje?
Kërkesa për bashkimin familjar i niset online Sportelit Unik për Imigracionin të provincës së rezidencës, pasi i interesuari regjistrohet në seksionin e posaçëm të portalit të Ministrisë së Brendshme dhe përdor formularët e botuar në hapësirën “Ricongiungimenti familiari”. Pasi nis kërkesën, sistemi telematik i lëshon një kupon që dëshmon datën e nisjes së kërkesës.
Sporteli Unik që merr kërkesën, fillimish merr vlerësimin e kuesturës që kontrollon mos ekzistojnë motive penguese për ardhjen e familjarit në territorin italian dhe, pasi merr vlerësim pozitiv, thërret personin që ka paraqitur kërkesën për dorëzimin e dokumenteve mbi strehimin e të ardhurat dhe për lëshimin e autorizimit (nulla-osta). Pasi merret autorizimi nga Sporteli Unik familjari në vendlindje shkon në konsullatën italiane për të kërkuar vizën e hyrjes dhe aty paraqet dokumentet mbi lidhjen e gjakut ose atë martesore me personin që jeton në Itali.
Cilat janë afatet
Nga paraqitja e kërkesës deri në lëshimin e autorizimit apo hedhjen poshtë të kërkesës nga sipas ligjit kalojnë deri në 180 ditë. Konsullata italiane në vendlindje ka vetëm 30 ditë kohë për të lëshuar apo mohuar vizën e hyrjes. Nëse Sporteli Unik apo Konsullata kërkojnë integrimin e praktikës, afati rifillon nga e para nga dita e dorëzimit të dokumentacionit integrues.
E nëse kalojnë 180 ditë pa marrë përgjigje, kërkesa konsiderohet e pranuar?
Nëse Sporteli Unik nuk përgjigjet brenda afatit 180 ditësh, aplikuesi ka të drejtë të paraqesë ankesë me të cilën t’i kërkojë zyrës të marrë një vendim: të lëshojë autorizimin apo ta hedhë poshtë atë. Në fakt heshtja e Sportelit Unik nuk nënkupton pranimin automatikisht të kërkesës, siç ishte para modifikimit në vitin 2009 të normave mbi bashkimin familjar.
Në fakt normat e mëparshme i lejonin familjarit për të cilin ishte kërkuar bashkimi familjar të shkonte drejtpërdrejt në Konsullatë e të kërkonte vizën nëse Sporteli Unik nuk kishte kthyer përgjigje brenda 90 ditëve (edhe koha e pritjes ishte sa gjysma e të tanishmes).
Aktualisht, aplikuesi për bashkim familjar mundet vetëm të nxisë (sollecittare) zyrën të marrë vendim e në rastet më urgjente, aplikuesi mund të bëjë ankesë (diffida) për mospërmbushje të detyrës.
Avv. Mascia Salvatore
Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)
Lexo edhe: Bashkimi familjar. Si paraqitet kërkesa, ç’formularë nevojiten?