Shtrihet në të gjithë Italinë lëshimi i dokumentit të ri, më i sigurt se ai i tanishmi. Qarkorja e ministrisë së Brendshme
Romë, 17 nëntor 2015 – Është shtrirë tashmë në të gjithë Italinë lëshimi i lejeqëndrimit elektronik të ri. Është fjala për një dokument më të sigurt se pararendësi, që do të mund të kontrollohet me një aparaturë me të cilën janë pajisur të gjitha forcat e rendit.
Këtej e tutje, edhe kuesturat që nuk morën pjesë në fazën eksperimentuese do t’u lëshojnë lejeqëndrimin elektronik të ri të gjithë atyre që kanë kërkuar të parin apo përtëritjen e tij duke filluar nga 10 nëntori. Kush ka një lejeqëndrim akoma të vlefshëm në xhep nuk duhet të kërkojë menjëherë ndërrimin e tij me një të tipit të ri por duhet të presë e të bëjë kërkesë vetëm kur të afrohet data e përfundimit të kohëzgjatjes.
Në fund të tetorit, ministria e Brendshme u nisi të gjitha Kuesturave një qarkore me të cilën u shpjegonte procedurën e re.
Në vijim qarkorja e ministrisë së Brendshme: