Risia në Ligjin e ri të Qëndrueshmërisë. Ngritje me 20% dhe 40% edhe për shumë tarifa të tjera të konsullatave italiane në botë
Romë, 15 janar 2016 – Të vish në Itali për studime tani kushton akoma më shumë.
Prej vitesh sistemi universitar përpiqet të lehtësojë mbërritjen e njerëzve me formim të lartë profesional dhe të favorizojë ndërkombëtarizimin e kurseve të studimit. Por megjithatë, nuk ia del mbanë. Sot të rinjtë e të rejat e huaja të regjistruar në universitetet italiane përbëjnë vetëm 4% të komunitetit të studentëve, gjysma e mesatares evropiane.
E megjithatë Ligji i Qëndrueshmërisë 2016 (i njohur ndryshe si ligji financiar, L. 208/2015), vetëm e vetëm për të futur ca para më shumë në arkat e shtetit, ka bërë me pagesë edhe vizën e hyrjes (tipi D) për motive studimi. Nga 1 janari 2016, data e ardhjes në fuqi të “Dispozitave për formimin e bilancit vjetor dhe shumëvjeçar të Shtetit”, kjo vizë kushton 50 euro.
E ky nuk është i vetmi ndryshim në tabelën e tarifave për të drejtat konsullore që marrin përfaqësitë konsullore italiane në botë. të gjitha rritjet e tarifave duhet të sjellin në arkat e shtetit 6 milionë euro më shumë në vit.
Nga ky vit kushtojnë 20% më shumë të gjitha certifikatat e gjendjes civile (me përjashtim të njohjes së shtetësisë për prejardhjen, që mbetet 300 euro), dokumentet mbi mosmarrëveshjet, ndihma vullnetare dhe juridiksioni vullnetar dhe dokumentet administrative. Rriten akoma më shumë, me 40%, tarifat për aktet e noterëve apo që kanë të bëjnë me transportin detar e ajror, për përkthimet e legalizimet (shpesh të kërkuara nga shqiptarët në Tiranë apo Vlorë, më shumë se nga italianët) dhe për të drejtat urgjencës.
Elvio Pasca