in

Flukset 2016. Përpilohen kërkesat për hyrjet e punonjësve josezonalë dhe konvertimet

Nis përgatitja e kërkesave, nisja e të cilave do të mund të bëhet nga 9 shkurti. Ja formularët që duhen përpiluar sipas llojit të kërkesës

Romë, 3 shkurt 2016 – Nga sot në mëngjes është e mundur të përpilohen kërkesat për hyrjet e punonjësve jo sezonalë dhe për konvertimet e lejeve të qëndrimit në kuadrin e flukseve 2016. Por për t’i nisur ato duhet pritur data 9 shkurt. Gjithçka bëhet online përmes portalit të ministrisë së Brendshme, personalisht ose me ndihmën e një patronati.

Kërkesat do të mund të nisen deri në 31 dhjetor 2016. Edhe këtë vit vendet në dispozicion janë për kategori të veçanta punonjësish dhe nuk është e nevojshme të nxitohet pasi nuk ekziston rreziku që numri i kërkesave të jetë më i lartë se numri i kuotave. Është mirë të mbahet parasysh që nuk është sanatore, pra nuk mund të përfitojnë (të paktën teorikisht) të huajt me qëndrim të parregullt në Itali.

Në vazhdim gjeni të gjitha modelet e formularëve që duhen përpiluar online sipas tipit të kërkesës:

Formulari A dhe B për punonjësit me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;
Formulari VA për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari VB për konvertime lejesh qëndrimi për punë sezonale në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari Z për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të pavarur;
Formulari LS për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari LS1 për kërkesa autorizimesh për punë shtëpiake për të huaj titullarë lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane;
Formulari LS2 për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të pavarur;
Formulari BPS për kërkesa emërore autorizimesh të rezervuara për punësimin e punonjësve që kanë marrë pjesë në projekte speciale.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

 

Bashkimi familjar. Minimumi i të ardhurave për ta kërkuar gjatë vitit 2016

600 € në muaj për çerdhen apo babysitter. Kthehet kontributi për nënat