in

Parma. Po nisej për Angli me dokument italian të vjedhur, arrestohet në aeroport

Me të edhe e bija që i është besuar një shtëpie-familje

Romë, 7 shkurt 2016 – Një 29-vjeçare shqiptare është ndaluar në aeroportin e Parmës nga ku do të nisej me të bijën e mitur drejt Anglisë. Policisë së kufirit i ka treguar një kartë identiteti italiane që rezultoi të ishte një nga njëmijë dokumentet e vjedhura dhjetorin e shkuar në Campobasso.

Gruaja ka pranuar që dokumentin e kishte blerë nga një person por për të cilin nuk ishte në gjendje të thonte emër e mbiemër. Ajo është arrestuar dhe më pas u çua në burgun e Modenës ndërsa e bija e saj e mitur i është besuar një shtëpie-familje të shërbimeve sociale.

Dekreti i flukseve 2016. Kujdes, nuk është sanatore

Monza. Lidhej me vajza në Facebook e më pas i përdhunonte. Arrestohet një 39vjeçar