in

Çiftet gay. Për imigrantët leje qëndrimi e shtetësi

Projekti i dekretit të ligjit Cirinnà do të ketë pasoja praktike të rëndësishme për të huajt homoseksualë. Mund të jetojnë në Itali apo të bëhen shtetas italianë falë njohjes ligjore të lidhjes së tyre

 

Romë, 15 shkurt 2016 – Debate në Senat e talk show, diskutime mes familjarësh e miqsh, shirita me ngjyrat e ylberit në Sanremo (Ermal Meta natën e fundit e kishte të pikturuar mbi sy). “Unioni Civili” apo njohja ligjore e çifteve gay janë tema e ditës në Itali dhe ndiqen me vëmendje e shpresë edhe nga shumë imigrantë homoseksualë.

Njohja ligjore e lidhjeve të tyre do të ketë të njëjtat vlerë dhe efekte si për italianët. Këtyre u duhen shtuar edhe pasojat praktike që kanë të bëjnë me të qenit imigrantë, nga mundësia e marrjes së lejes së qëndrimit te ajo e fitimit të shtetësisë.

Thelbi qëndron në nenin e ddl Cirinnà në të cilin pohohet se, me përjashtim të birësimeve, “dispozitat që përmbajnë fjalët “bashkëshort/e”, “bashkëshoërtë”, në cilatdo ligje, dekrete dhe rregullore qofshin, zbatohen edhe për palën e lidhjeve civile mes personash të të njëjtës gjini”. Kjo vlen edhe për ligjet mbi imigracionin e shtetësinë.

Kështu që, për shembull, një i huaj që ka nënshkruar “lidhje civile” me një tjetër të huaj me qëndrim të rregullt në Itali do të ketë të drejtën e lejes së qëndrimit për motive familjare, me të njëjtat kushte që kërkohen sot kur është fjala për dy bashkëshortë. Ose, një lidhje civile apo martesë homoseksuale e lidhur jashtë Italisë do të njihet domosdoshmërisht edhe në Itali e kjo do të japë të drejtën e bashkimit familjar.

E nëse çifti është i formuar nga një imigrant e një italian? Edhe në këtë rast do të vlejë barazia e të drejtave me ato të bashkëshortëve. Para së gjithash, partneri i huaj do të mund të jetojë menjëherë rregullisht në Itali me kartë qëndrimi për familjarë të qytetarëve të BE-së. Me të kaluar dy vjet, do t mund të kërkojë edhe shtetësinë italianë.

E së fundi, nuk duhet harruar që të huaj LGBT (lesbike, gay, biseksualë e transgender) ndonjëherë vijnë në Itali nga vende ku homoseksualiteti është krim, i ndëshkueshëm edhe me vdekje, apo i dënueshëm nga shoqëria më shumë nga ç’ndodh në Itali. Edhe në Itali, këta persona shpesh diskriminohen nga vetë komunitetet e tyre. Ata kanë zgjedhur Italinë e tani janë në pritje të ethshme, sepse ajo mund të bëhet atdheu i të drejtave të tyre që nuk kanë pasur kurrë më parë.   

Elvio Pasca

 

Tirana e kujtimeve të Arben Imerit, një shqiptari të Italisë

Vendngjarja, Corso Alfieri, Asti

Asti. Plagoset rëndë një shqiptar, arrestohen për ngjarjen dy të tjerë