in

Kriza ekonomike dhe papunësia do të vazhdojnë edhe në vitin 2011

Italia në pilula

Ekonomia italiane nuk është konkurruese, rritet më ngadalë se mesatarja europiane dhe ka vështirësi të kapërcejë krizën. Ky është alarmi i Confindustria-s, shoqata kryesore e industrialistëve italianë, që komenton kështu të dhënat e Qendrës së sa jtë Studimeve. Presidenti Emma Marcegaglia ka nxitur qeverinë që deri më sot ka përballuar krizën duke reduktuar shpenzimet publike, por duhet të bëjë reformat për t’i dhënë hov ekonomisë. Objektiv ky, i mundshëm vetëm me një mazhorancë të qëndrueshme në Parlament. Kriza jep pasojat e veta edhe në tregun e punës. Sipas Confindustria-s nga viti 2008 e deri më sot kanë humbur vendin e punës 540 mijë vetë dhe papunësia është e prirë të rritet edhe në 2011-tën. Situata është veçanërisht e rrezikshme për të huaj, sepse sipas ligjit mbi imigracionin puna është kushti parësor i lejes së qëndrimit. Nëse kjo skadon, e mbetesh i papunë për më shumë se gjashtë muaj, humbet edhe të drejtën e qëndrimit në Itali.

Qeveria Berlusconi mbetet më këmbë

Italia, vend emigracioni dhe imigracioni