in

Shtetësia italiane, edhe këtë vit asgjë e re për reformën

Italia në pilula

Reforma e ligjit mbi shtetësinë ka humbur gjurmët në krizën politike. Prej mëse dy vjetësh në parlament nuk arrihet të gjendet një mirëkuptim. Populli i Lirive dhe Lega duan rregulla më të ashpra, ndërsa partitë e opozitës kërkojnë përshpejtimin e rrugëtimit për t’u bërë shtetas italianë, veçanërisht për brezat e dytë. 15 propozime ligjesh dergjen në Dhomën e deputetëve, që korrikun e shkuar ka kërkuar të dëgjojë mbi këtë temë ministrin e Brendshëm Roberto Maroni. Por ministri nuk iu përgjigj dhe që atëherë nuk u fol më për reformën. Nuk ndryshon asgjë për të gjithë imigrantët që duan të bëhen italianë, as për bijtë e tyre, një milion vajza e djem të lindur apo të rritur në Itali të detyruar të përtërijnë përvit lejen e qëndrimit. Këta të rinj kanë faktikisht italianë, siç nënvizon Rrjeti G”, një shoqatë që i përfaqëson dhe që kërkon prej vitesh dhënien e menjëhershme të shtetësisë atyre që lindin apo rriten në Itali. Apel që deri më sot ka rënë në vesh të shurdhër.

Italia, vend emigracioni dhe imigracioni

Të gjitha shifrat e dekretit të flukseve