Sot, më 15 mars, Papa Françesku do të nënshkruajë dekretet e shenjtërimit të pesë të lumëve që bëhen shenjtër. Mes tyre edhe atë të Nënë Terezës që është njohur e Lume nga nga Kisha Katolike që në vitin 2003. Siç u lajmërua 17 dhjetorin e shkuar, Papa kishte miratuar njohjen e mrekullisë që i atribuohet Nënë Terezës dhe kish vendosur për shpalljen e dekretit, hapi i fundit drejt shenjtërimit të saj.
Po sot, Papa do të përcaktojë edhe datën dhe vendin e ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës, që ka shumë të ngjarë të jetë 4 shtatori 2016 në Romë.
Për më shumë informacion: Më 15 mars firmos kanonizimin e Nënë Terezës Ganxhe Bojaxhiut (Radio Vaticana)