Kish fshehur në ndërresa një pako me hashash me peshë rreth 100 gr. Lajmi është disi i veçantë jo aq për sasinë e drogës (tashmë jemi mësuar që kapin me sasira shumë më të mëdha) por për vendin e zgjedhur për fshehjen e saj jo aq sasia e saj.
Lajmi që japin mediat lokale flasin për një të ri 21 vjeçar shqiptar që është arrestuar dje në qendër të Agliana-s në provincën e Pistoias. Lëvizjet e tij duket se kanë ngritur dyshime te karabinierët që vendosën ta ndalojnë e ta kontrollojnë. Kështu i kanë gjetur në trup pakon e vogël me drogë dhe një shumë të konsiderueshme parash që sipas karabinierëve duhet të ishte fryt i shpërndarjes së hashashit.
Në inspektimin e mëpasshëm në parkun publik ku ishte 21-vjeçari u gjetën edhe 4 pako të tjera me nga 100 gr hashash dhe dy pako të tjera me gjithsej 100 gr marihuanë.
Djali u ndalua me akuzën e mbajtjes për qëllim shpërndarje të drogës dhe iu dha masa e arrestit shtëpiak në pritje të vendimit të gjykatës.