in

Tiranë. Kapet i dënuari me 30 vite burg në Brescia

Është dënuar në mungesë një vit më parë nga gjykata e Brescias dhe është shpallur në kërkim

Tiranë, 2 prill 2016 – Sektori i Forcave të Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me anë të operacionit “Yzberishti”, ka kapur shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Luan Shkembi, 42 vjeç, banues në Kavajë. Ai është arrestuar në Yzerisht të Tiranës, gjë që është bërë e mundur falë informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia.

Shkëmbi ishte dënuar në mungesë me 30 vjet burg për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe për të ishte lëshuar urdhër-arrest me vendim penal të datës 14 prill 2015 të Zyrës Gjyqësore për Hetimin në Brescia. Ai ishte shpallur në kërkim më datë 14.01.2016 nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

 

 

Hiqet ekskluziviteti i aeroportit të Rinasit, hapet aeroporti i Kukësit

Vjedhin bakër e vënë në rrezik furnizimin me ujë të pijshëm të Romës. 4 arrestime