in

100 mijë tifozë shqiptarë kërkuan bileta për Evropianin 2016

Vetëm për ndeshjen e parë ka pasur 40 mijë kërkesa ndërsa stadiumi i Lensit mban vetëm 35 mijë spektatorë

“Stadiumet e mëdha të Francës duket se s’do të arrijnë t’i përmbushin kërkesat e tifozërisë shqiptare. Rreth 100 mijë shqiptarë kanë bërë kërkesa për t’u pajisur me bileta në Federatën Shqiptare të Futbollit për të ndjekur kombëtaren kuqezi në Kampionatin Europian 2016”. Kështu shkruan Albinfo.ch, sipas të cilit vetëm për ndeshjen me Zvicrën ka pasur rreth 40 mijë kërkesa të tifozëve kuqezinj në FShF. Por stadiumi i Lensit mban vetëm 35 mijë spektatorë dhe nga këto vetëm 16% të vendeve i kanë shkuar federatës shqiptare e po aq asaj zvicerane. “Biletat në dispozicion të FSHF-së janë shitur të gjitha në afat rekord dhe për të interesuarit tregu i zi është e vetmja rrugë për të siguruar një hyrje” shkruan Albinfo.ch.

Rreth 70% e vendeve të stadiumit, ashtu si edhe për ndeshjet e tjera, cilësohen neutrale e nga këto kanë mundur të përfitojnë tifozët shqiptarë emigrantë  që kanë shtetësi të dyfishta, duke u regjistruar si spektatorë neutralë me dokumente apo pasaporta të vendeve ku jetojnë.

Lexo më shumë: Kombëtarja shqiptare, me mbështetje të fuqishme të diasporës

 

Evropiani i veçantë i kapitenit Lorik Cana

Le cinque spiaggie più belle dell’Albania secondo SiViaggia.it