in

Lejeqëndrim personal për fëmijët e huaj, tani është ligj

Një dokument më vete nga ai i prindërve, pavarësisht moshës. Kush paguan? Mami e babi. E thotë Ligji evropian 2015-2016 i sapomiratuar në Dhomën e Deputetëve

Romë, 1 korrik 2016 – Janë fëmijë apo adoleshentë, pak rëndësi ka. Këtej e tutje të gjithë bijtë e imigrantëve duhet të kenë një lejeqëndrim personal.

Në të vërtetë shumë familje e kanë bërë tashmë, sepse Kuesturat po veprojnë kështu për lëshimin e lejeqëndrimit të ri elektronik. Por tani risia hyn në tekstin unik të Imigracionit, falë Ligjit evropian 2015-2016 të miratuar dje në Dhomën e Deputetëve.

“Të miturit – thotë – i lëshohet një leje qëndrimi për motive familjare e vlefshme deri në mbushjen e moshës madhore ose një leje qëndrimi BE për qëndruesit afatgjatë”. Bie kështu normativa në fuqi deri tani, sipas të cilës fëmijët nën moshën 14 vjeç vetëm regjistrohen në lejen e pridërve. Ata që janë tashmë të regjistruar në dokumentin e prindit, do të marrin lejen personale të qëndrimit kur nëna e babai do të kërkojnë përtëritjen e dokumenteve të tyre.

Sa do të kushtojë lejeqëndrimi për më të vegjlit? Nëse nuk do të ketë ndonjë udhëzim të ri, 30,46 euro, si lejeqëndrimet për të rriturit.

Nënkuptohet nga fakti që ligji i ri autorizon një shpenzim prej 3,3 milionë europër rimbursimin e institutit poligrafik të shtetit për kostot e prodhimit të lejeve të qëndrimit elektronike të lëshuara të miturve nën 14 vjeç “gjatë periudhës së eksperimentimit të lejeqëndrimit elektronik”, “duke filluar nga dhjetori 2013 deri në daën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”. Pë të ardhmen asnjë fjalë: do të jenë nëna e babai që do të paguajnë për dokumentet e fëmijëve, jo shteti.

Elvio Pasca

 

Grabitje në aeroportin e Rinasit. Vidhen 3 milionë euro të një banke

Milano, 150 € në muaj për nënat e reja, edhe të huaja