in

Grabitja në Rinas. Arrestohen pesë persona

Mbrëmjen e sotme janë arrestuar pesë punonjës të aeroportit si dhe të kompanisë së sigurimit të brendshëm të “Nënë Terezës”

Tiranë, 1 korrik 2016 – Prokuroria e Krujës ka urdhëruar arrestimin e pesë personave për grabitjen e Rinasit.

Bëhet fjalë për pesë punonjës të aeroportit si dhe të kompanisë së sigurimit të brendshëm të tij, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre me veprimet dhe mosveprimet e tyre.

Njoftimi i Prokurorisë së Krujës:

Prokuroria e Krujës ka urdhëruar ndalimin e disa drejtuesve dhe punonjësve të kompanisë private të sigurisë së aeroportit të Rinasit, në vijim të hetimeve të nisura për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash në pistën e fluturimeve, ngjarje e ndodhur të Enjten, në datë 30.06.2016.

Prokuroria e Krujës ka nisur menjëherë hetimet mbi ngjarjen dhe në bazë të veprimeve të deritanishme se, drejtues dhe punonjës të kompanisë së sigurimit “ICTS” dyshohet se kanë shpërdorur detyrën, duke krijuar mundësinë që tre persona të armatosur të realizojnë vjedhjen e parave në mjetin që transportonte vlerat monetare në drejtim të bordit të një avioni.

Prokuroria e Krujës ka krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e ndaluar nuk kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar qarkullimin e vlerave monetare në ambjentet e brendshme të aeroportit të Rinasit.

Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria e Krujës, e cila po heton mbi veprimet e personelit të sigurimit, dyshon se kanë shpërdoruar detyrën dhe ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit, si më poshtë:

 

1. Arben Karafili, Drejtor Operacional i kompanisë “ICTS”
2. Bledar Blloshi, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë)
3. Fadil Jonuzaj, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë)
4. Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë
5. Vangjel Nikolla, kryetar i Degës Teknike të Aeroportit.

Urdhërat e ndalimit janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë mbrëmjen e së premtes, 1 korrik

Ndërkohë, hetimi për vjedhjen po kryhet nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi ka dyshime se vepra penale është konsumuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

 

 

Si u bë grabitja në aeroportin e Rinasit. Versioni i fundit i policisë

Shtetësia italiane. Çfarë është betimi me të cilin bëhesh italian?