Të arrestuarit, të gjithë shqiptarë, mendohet se janë të lidhur me famijen Çapja të Elbasanit, të përfshirë kohët e fundit në hakmarrje të përgjakshme
Romë, 4 korrik 2016 – Policia e Torinos ka sekuestruar së fundi sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në një aksion të vetëm. Është fjala për 25 kg kokainë të pastër e 35 kg lëndë përzierjeje, me vlerë tregu prej mëse një milion eurosh. Janë arrestuar gjithashtu gjithsej pesë persona, të gjithë shqiptarë, që sipas hetuesve italianë, janë të lidhur me familjen famijen Çapja të Elbasanit, të përfshirë kohët e fundit në hakmarrje të përgjakshme.
Gjithçka nisi më 12 maj me ndalimin e Sajmir Serjanit që konsiderohet “personalitet” në fushën e krimit të organizuar.
Në makinën e Serjanit, të fshehura në folenë e levës së marsheve u gjetën 600 gramë kokainë, ndërsa në shtëpi të tij, në zonën veriore të Torinos u gjet një pajisje për numërimin e kartëmonedhave dhe 108 mijë euro në të holla.
Veç këtyre, vëmendjen e policisë e tërhoqi një tufë çekìlësash. Për javë të tëra agjentë të policisë kanë provuar të hapin me to dyert e rrugëve të frekuentuara nga Serjani deri sa arritën në katin e dytë të një pallati në rrugën Maddalene. Këtu gjetën një laborator të mirëfilltë për përgatitjen e dozave personale: 25 kg kokainë, 35 substancë përzierjeje, dy presa.
Pas hekurave janë vënë edhe katër persona të tjerë.