in

Majlinda Kelmendi, medalja e parë e artë olimpike për Kosovën

Vajza nga Peja në shkallën më të lartë të podiumit të Xhudos 52 kg

Prishtinë, 8 gusht 2016 – Moment historik për Kosovën: ka mbërritur dje medalja e parë e artë në Lojërat e para Olimpike në të cilat po merr pjesë shteti më i ri i Evropës. Majlinda Kelmendi ka mundur në finalen e xhudos 52 kg italianen Odette Giuffrida duke u ngjithur kështu në shkallën më të lartë të podiumit për këtë disiplinë.

Kelmendi e nisi garimin e saj në fazën e 1/8 kur arriti të mundë në vetëm 25 sekonda zviceranen Evelyne Tschopp me një “ippon” prej mjeshtre të vërtetë. Në çerekfinale, përballë saj ishte xhudistja nga Mauritius, Christianne Legentil, që e kishte eliminuar në Olimpiadën e Londrës. Por këtë herë Majlinda, me katër vjet përvojë më shumë mbi supe dhe si kampione e Botës arriti të shfaqë gjithë forcën e saj duke fituar pa shumë probleme e duke siguruar një vend në gjysmëfinale.
Përballë saj ishte japonezja Nakamura, një ish kampione e Botës. Një finale e parakohshme e cila u kuptua dhe nga beteja e fortë mes dy xhudisteve. Japonezja që në fillim u ndëshkua me një penalitet dhe provoi të kthente ndeshjen duke provuar të rrëzojë në tapet Majlindën, por xhudistja pejane rezistoi për të marrë finalen e saj dhe njëkohësisht për të konfirmuar të parën medalje në një Olimpiadë për vendin e saj.

Në finale, Kelmendi bëri gjithçka pritej prej saj duke i dhuruar kështu Kosovës të parën medalje të artë olimpike.

Kosova ëshë njohur si shtet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014, ndaj këto të Rio 2016 janë të parat olimpiada ku merr pjesë.

Nisin lojërat olimpike Rio 2016. Mbi 10 mijë atletë nga 207 delegacione

“Legjenda” e udhëtimit tim drejt Italisë