in

Shqiptarët më të shumtët për testin e gjuhës për kartën e qëndrimit

Më 17 janar zhvillohen testet e para të italishtes nga të huajt që kërkojnë kartën e qëndrimit

Romë, 15 janar 2011 – Do të fillojnë ditën e hënë, më 17 janar testet e para të italishtes për emigrantët që kërkojnë lejeqëndrimin CE për qëndruesit afatgjatë, të njohur ndryshe edhe si karta e qëndrimit. Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se nga 9 dhjetori, data kur hyri në fuqi procedura e re, kanë mbërritur 6.764 kërkesa.

Testet e para do të zhvillohen ditën e hënë në Asti dhe në Firenze. Më pas do të vazhdohet në Avellino e  Firenze ( 24 janar), në Forli’-Cesena (më 25 janar), në Aosta, Lucca dhe Pisa (27 janar).

Në bazë provincash radhitja është Milano (844 kërkesa), Brescia (309), Roma (263), Bergamo (239) dhe Perugia (219).

Për sa i përket shtetësisë së kërkuesve shqiptarët janë më të shumtët me 961 kërkesa, më pas radhiten  marokenët (931), ukrainasit (815), moldavët (491) e ecuadoriane (307).

Lexo edhe: Niveli A2 i njohjes së italishtes, ç’do të thotë?

Prezantimi i procedurës paraqitjes së kërkesës për testin e gjuhës (Fondi: Ministria e Brendshme italiane)

Kronika e një vrasjeje në familje

Përgjigje mbi pikëpyetjet e dekretit të flukseve 2010