in

Elis Mati, një shqiptare mes 40 finalisteve të Miss Italia

Bukuroshja shqiptare mund të votohet edhe nga celulari apo linja fikse që sonte në darkë

Romë, 9 shtator 2016 – Elis Mati është 23 vjeç, bijë imigrantësh shqiptarë e lindur në Riccione. Bukuri mesdhetare, 1,74 m e gjatë, flokë gështenjë e sy të gjelbër, vajza ka fituar të drejtën të jetë mes 40 finalisteve që të shtunën janë në garë për titullin Miss Italia 2016.

Elis Mati ndjek universitetin e punon si shitëse në një qendër tregtare. I pëlqen shumë baleti, klasik e modern që i ka zënë tashmë vendin edhe pasionit të mëparshëm për atletikën.për të ardhmen dëshiron të specializohet në Marketing e Komunikim por si “plan B”, siç thotë ajo vetë, do t’i pëlqentë të punonte në fushën e spektaklit dhe të modës.

E si në shumë gara televizive, edhe për Miss Italia-n – në La7, sonte në darkë (e premte 9 shtator), në La7 nata e dytë “Një hap nga Finalja”, ndërsa nata finale, drejtpërdrejt nga Jesolo, të shtunën në mbrëmje në 20:40 – është e vyer edhe vota e publikut nga shtëpia. Votohet nga telefoni fiks duke telefonuar në numrin 89.41.00 duke ndjekur udhëzimet që jepen, nga celulari me një SMS në numrin 47.70.471 me kodin e të preferuarës.

Nëse doni që votën tuaj t’ia jepni Elis Matit, mbani parasysh që kodi i saj është 13.

 

Bashkimi familjar. E kur fëmijët mbushin 18 vjeç para marrjes së autorizimit?

“Dritëhijet e shpirtit” të Gjelina Xhikës