in

Gentian Alimadhi, nga emigrant në kandidat për kryetar bashkie

Në primariet e qendrës së majtë për kryebashkiakun e ardhshëm edhe përfaqësuesi i qytetarëve të rinj të Parmës
Nga Marsela Koçi

Gentian Alimadhi, 44 vjeç, i lindur ne Fier mori rrugen e emigrimit si shume bashkatdhetare te tij, per nje jete me te mire, ne vitet ’90. Tashme, mbas 23 vitesh mergimi është i njohur si avokat penalist ne qytetin e Parmes, ku u diplomua si jurist dhe  jeton me familjen e tij.

Prej 2010-tës eshte shtetas italian, dhe ne 2011 u nderua me çmimin prestigjoz Sant’Ilario, vlerësimi më i lartë i bashkise. Kjo, fale angazhimit të tij në sferën sociale e kulturore e në veçanti veprimtarisë se tij si promovues i palodhur dhe perfaqesues i komunitetit shqiptar në brendësi të shoqatës Scanderbeg, i të cilës është për disa vjet edhe kryetar.

Alimadhi nuk është anëtar i asnjë partie dhe kandidon me një listë qytetare, në fakt, kandidaturen e Alimadhit per kreun e Bashkise e kane propozuar e mbeshtetur me force vetë qytetaret dhe imigrantet në Parma me te cilet ai punon si avokat dhe si përfaqësues i tyre. Nga 2005 deri ne 2008 zgjidhet President i Keshillit te Perfaqesuesve per te huajt ne komunat e Colornos dhe Torriles.

Mbeshtetesit e tij jane padyshim komuniteti shqiptar që në Parma numëron disa mijëra vetë, një pjesë e mirë e tyre tashmë qytetarë italianë, dhe shume qytetare te Parmes qe njeh dhe me te cilet bashkepunon, si shoqata LibertàEguale nder te parat, miqte, familjarët, te njohurit, bashkeqytetaret që i njohin punën dhe e respektojnë.

Marsela Koçi: Pse vendoset te kandidoheshit pikerisht ne kete moment?

 

Gentian Alimadhi: Ky moment i vecante eshte edhe momenti i duhur per Parmen qe ne keto vitet e fundit ka pare nje ndryshim radikal te shoqerise dhe te drejtimit te bashkise se saj. Figura ime eshte perfaqesuese e ketij evolucioni te shoqerise qytetare, perfaqesuese e ketyre italianeve te rinj qe te paret kane senjalizuar emrin tim e te qytetareve te parmes qe me njohin prej 20 vitesh me te cilet jam ndier gjithmone si ne shtepi.

Ne çfare ndryshon pogrami juaj nga ai i kandidateve te tjere?

Programi im eshte ekzaktesisht ajo çka une perfaqesoj. T’i jap ze nje evolucioni social bashkëkohor  te shoqerise dukale te Parmes: sigurisë, kulturës, mesimit, punës, vleresimit të kulturave. Parma është qytet i bukur jo vetëm për afresket, muziken, proshutin dhe djathin por edhe per faktin që persona të kulturave të ndryshme qe këtu jetojne, investojne ne kete qytet, përkrah autoktonëve me qëllim që Parma të mbetet e para nder te parat.

Çfare i ofron qytetareve te Parmes nje emigrant si Alimadhi ne kete periudhë të paprecedentë mbi imigracionin qe po përjeton Italia?

Historia ime besoj se eshte pergjigjja me e mire per nevojat e ketij qyteti. Jam avokat penalist prej vitesh dhe kam fatin te jetoj ne kete qytet jo vetem si profesionist por edhe si mik, bashkeshort e baba. Tema e sigurisë per mua eshte shume e rendesishme njësoj sa ajo e një qyteti të jetueshëm, tërheqës që di të magjepsë turistët. Unë zgjodha kete qytet mes shume te tjeresh dhe dua qe kush jeton ketu ta zgjedhë çdo dite e te nxisë të tjerë ta zgjedhë ate.

Kush janë mbështetësit e Alimadhit?

Siç thoja dhe me siper, mbeshtetetja e menjehershme per mua erdhi nga komuniteti i qytetareve emigrante te cilet pane ne figuren time kandidatin ideal qe mund t’i perfaqesoje me se miri, por edhe nga shume qytetare te Parmes, qe njoh dhe me te cilet bashkepunoj qe me kane nxitur per kandidimin tim, shoqata LibertàEguale nder te parat dhe gjithe miqte e mi, te njohurit, klientet, familjaret qe e respektojne figuren dhe punen time ne keto vite ne kete qytet te mrekullueshem.

A e keni menduar ndonjehere te ktheheni e te beni politikanin ne Shqiperi?

Ne bejme çdo dite politikë per vendin tone edhe ketu ku jemi. Mendoj që secili prej nesh, ashtu si dhe une, qe ia dedikon kohen e tij promovimit te kultures shqiptare ne Itali apo kudo qe jeton jashte vendit te tij, ka bere dhe ben per Shqiperine politiken me te mire te mundshme. Unë bashke me miqte dhe koleget e mi te shoqates Scanderbeg te Parmes, te cilet falenderoj per mbeshtetjen e palodhshme ne kete fushatë,  i kemi treguar rrenjet tona ketij qyteti dhe jemi integruar me se miri me te.

Faleminderit për intervistën e urojmë që votimet e ardhshme të sjellin në krye të listës emrin tuaj!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ramush Haradinaj në liri të kushtëzuar

Të takohesh sërish me Papa Françeskun