in

Janë të dy peshkatarëve brindizinë, kufomat e gjetura në ujërat përballë Vlorës

Ishin zhdukur në det prej 3 javësh, identifikimi i kufomave nga të afërmit e njërit prej tyre

Romë, 7 prill 2017 – Trupat e pajetë të gjetur në ujërat shqiptare nga peshkatarët më 24 e 25 mars janë të dy italianëve nga Carovigno e Brindisit. Quhen Sante Lanzillotti e Francesco De Biasi, me moshë përkatësisht 48 e 46 vjeç. Askush nuk kishte më lajme prej tyre që kur më 15 mars dolën për peshk me një varkë të vogël të De Biasit nga porti i vogël i Torre Santa Sabina, edhe pse deti ishte i trazuar.

Ka qenë i biri dhe vëllai i De Biasit që të enjten e shkuar kanë identifikuar familjarin e tyre në Vlorë, madje falë një tatuazhi kanë konfirmuar edhe identitetin e Lanzillottit.

Dy trupat gjenden akoma në Vlorë, për barkën akoma nuk dihet ku ka përfunduar, ndaj sapo familjarët të kthehen e të sillen në Itali kufomat e të gjitha materialet në dorë të prokurorisë shqiptare, prokuroria e Brindisit do të nisë hetimet për të zbardhur orët e undit të jetës së dy brindizinëve. Akoma nuk kuptohet ç’ngut kishin Lanzillotti e De Biasi të dilnin natën 15 marsit, edhe pse deti nuk ishte i mirë.

 

Ermonela Jaho magjeps kritikët britanikë

Nxjerr në rrugë si prostituta edhe motrat e saj, arrestohet 32-vjeçarja shqiptare