Sipas dëshmitarëve është qëlluar nga dikush që ka qenë në një makinë, pikërisht poshtë shtëpisë
Romë, 28 prill 2017 – Gasper Reçi, 43 vjeç, është qëlluar mbrëmë vonë me armë zjarri e ka mbetur i vdekur. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate në Romanina, zonë periferike e Romës ku viktima jetonte, përpara syve të të bijës që priste të atin në dritare.
Ai ka marrë katër plumba në këmbë dhe në gjoks që i kanë marrë jetën, e kur forcat e rendit e ndihma e shpejtë të thirrura nga qytetarët kanë mbërritur nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për 43-vjeçarin.
Sipas hetimeve të para për zbardhjen e shkaqeve dhe të dinamikës së ngjarjes, duket se armën e ka shkrepur dikush që ishte në vendin e pasegjerit në një Smart që është larguar menjëherë me shpejtësi.