in

Kryetari i Senatit: “Kush lind e studion në Itali, është italian”

Grasso: “Integrimi i të huajve na bën më të fortë”

Pietro Grasso, kryetari i Senatit, në manifestimin “20 Maj pa mure” në Milano ku morën pjesë rreth 100 mijë persona, i kushtoi dy fjalë edhe ligjit mbi shtetësinë: “Nevojiten ligje të drejta, duke filluar nga rregullat mbi shtetësinë: sepse kush lind në Itali, kush studion bashkë me bijtë tanë, nipërit tanë, kush angazohet për të mirën e të gjithëve, është italian. Jemi këtu për të mbrojtur shpirtin e thelbin e Kushtetutës italiane, që njeh të drejtat themelore në mënyrë universale dhe shkon deri atje sa parashikon që i huaji të cilit i mohohet ne vendin e vet ushtrimi efektiv i lirive demokratike të garantuara nga Kushtetuta, ka të drejtën të mirëpritet në territorin e Republikës italiane. Integrimi i të huajve që kanë të drejtën të jetojnë në Vendin tonë, nuk është dhuratë, nuk është manifestim zemërgjerësie, por vlen për të bërë Vendin tonë edhe më të fortë”.

Reforma e shtetësisë për brezat e dytë që do të sillte në fuqi pak a shumë këtë që thotë Grasso ndodhet tashmë në Komisionin për Çështjet Kushtetuese e më 15 qershor do të diskutohet në seancë plenare të Senatit.

 

 

 

Zgjedhje më 25 qershor, me qeveri Rama gjysmë-teknike dhe Vetting

Kush janë ministrat teknikë të Ramës të propozuar nga PD