Ditën e martë, më 1 shkurt, prezantohet në Ferrara, në bibliotekën Ariostea, vëllimi me poezi “A piedi nudi” i autorit të ri shqiptar Gëzim Thika. Në skedën e vëllimit, i botuar nga Statale 11, lexohet se në këtë përmbledhje poezish spikat malinkonia e autorit që si shumë të rinj që kanë emigruar, jetojnë larg të afërmve, në vende me zakone e tradita të ndryshme dhe mbartin kujtimin e dhunës e vetmisë. Pra poezia si armë kundër vetmisë, frikës e si mjet për t’u kuptuar, për të kuptuar vetveten dhe të tjerët. Diferenca e indiferenca, dashuria dhe braktisja janë temat kryesore të poezive të autorit të ri.