in

700 kg marihuanë dhe një gomone të braktisura në plazhin e Porto Recanatit

Gomonia e ngecur në rërë, e mbushur me drogë, me vlerë prej rreth 5 milionë euro, e zbuluar mëngjesin e sotëm, mendohet se ka ardhur nga Shqipëria

Romë, 29 qershor 2017 – Njëzet e tetë pako me marihuanë, pak a shumë 30 kg secila, gjithsej 7 kuintalë dhe 20 bidonë me benzinë, në bord të një gomoneje (me dy motorë nga 200 kuaj-fuqi secili) të ngecur në rërë gjatë natës, janë gjetur nga karabinierët mëngjesin e sotëm, rreth orës 6.30 në plazhin Scossicci të Porto Recanatit.

Sipas karabinierëve, skafistët duhet të jenë detyruar të braktisin mallin e gomonen e t’ia mbathin sepse, për shkak të detit të trazuar, gomonia u ka ngecur në rërë, dhe kanë pasur frikë mos kapen nga forcat e policisë të pranishme natën e shkuar për kontrolle të zakonshme të zonës.

Karabinierët janë të mendimit se droga është sjellë nga Shqipëria e bidonët e benzinës të gjetura do t’u shërbenin skafistëve për kthimin në bregun tjetër të Adriatikut.

Vlera në treg e sasisë së drogës së sekuestruar shkon në rreth 5 milionë euro.

 

Historia e Albionit dhe e një emigracioni pa fund

Një votë shprese