in

As kryeprokurorja Rama nuk pranon t’i përgjigjet komisionit hetimor

 

Më pak se dhjetë minuta. Kaq kohë zgjati fjala e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama përpara komisionit hetimor parlamentar mbi ngjarjet e 21 janarit në Tiranë. Sapo filloi seanca dëgjimore, ajo deklaroi se “në bazë të ligjit, prokuroria nuk mund të japë informacione mbi proceset që janë në hetim e sipër”.

“Prokuroria është një organ i pavarur. Prokuroria i nënshtrohet vetëm ligjit. Çdo ngjarje kriminale e 21 janarit është objekt i hetimit të prokurorisë dhe vetëm pas hetimit prokuroria do ketë një përfundim. Hetimi i komisionit është i lidhur në mënyrë integrale me hetimet që bën prokuroria. Unë nuk mund t’i përgjigjem pyetjeve tuaja. Unë i qëndroj vetëm ligjit”, ka deklaruar Rama.

Qëndrimi i saj është interpretuar nga drejtuesi i Komisionit Eduart Halimi si “refuzim për të bashkëpunuar dhe si mungesë respekti ndaj organit më të lartë kushtetues, që është Parlamenti”.
Qëndrim të ngjashëm kanë shprehur dhe anëtarët e tjetër të komisionit.

Në komunikatën zyrtare të Kvendit Popullor lexohet se anëtarët e Komisionit bëjnë të ditur se asnjë prej pyetjeve nuk do të kishte të bënte me hetimin penal dhe se së shpejti kryeprokurorja Rama do të thërritet sërish në një seancë dëgjimore.

Gjithashtu bëhet e ditur se seanca dëgjimore e datës 2 Shkurt 2011, ora 17:00, me Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, për arsye teknike do të shtyhet për një ditë tjetër, e cila do të bëhet e ditur në ditët në vijim.

Presidenti nuk paraqitet para komisionit e hetimit parlamentar

Interesat italianë dhe trazirat në Shqipëri